Shqipëria mbrëmë triumfoi me rezultat minimal ndaj Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionat Botëror.
Golin e vetëm e realizoi Kristjan Asllani nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Sylvinho, këtë ndeshje e cilësoi të vështirë, si dhe foli për sfidën e radhës ndaj Serbisë.
“Luajtëm një ndeshje të vështirë. Letonia është kundërshtar i vështirë dhe i fortë, që nëse nuk i shënon golin e dytë, rrezikon shumë”
“Shqipëria fituese në Serbi? Për ne është e rëndësishme të qëndrojmë në garë. Ndeshja e radhës është me shumë rëndësi. Jam krenar për të gjithë lojtarët e mi”
“Asllani më i qetë, pasi ndërroi skuadër? Po, mund të jetë pak më i qetë tani”, theksoi Sylvinho për SuperSport.
Sfidën e radhës kuqezinjtë do ta luajnë në Beograd me 11 tetor ndaj Serbisë./Arbresh.info
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...
Haziri: Abdixhiku e ka dhënë aktin e dorëheqjes
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...