Presidenti Begaj bëri të ditur se në fokus të takimit ishin “problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, u shpreh ai.

Deputeti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi iu drejtua dje me një fjalë konferencës së ambasadorëve shqiptarë “Diplo 2025”.

Ai kërkoi që Shqipëria dhe trupa e saj diplomatike të ndikojë në sensibilizimin sa më të madh të pozitës së vështirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës./atsh