Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur me rezultat 3-1 nga Spanja U21 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2027.
Ndeshja nisi më mirë për spanjollët që realizuan pas dhjetë minuta lojë me anë të Rocas, shkruan Arbresh.info.
Kurse, Kosova u kundërpërgjigj me një super gol të Arianit Hasanit shtatë minuta më vonë.
Në minutën e 48-të, Spanja doli rrezikshëm në sulm ku edhe goditi shtyllën.
Kosova rrezikoi përmes Eliot Bytyqit, mirëpo gjuajtja e tij u prit nga portieri.
Pas disa rasteve të mira, ‘La Roja’ shënoi në minutën e 70-të me anë të Iker Bravos. Me të shënuar gol njëri prej lojtarëve spanjoll, provoi publikun gjest ky që nxiti një përplasje verbale mes lojtarëve.
Pak para se të nis koha shtesë, Kosova pati dy raste të mira me Hekuran Berishan dhe Indrit Mavraj, por pa sukses.
Deri në fund Spanja shënoi edhe golin e tretë me anë të Adrian Ninos.
Pas dy ndeshjeve, Kosova ka një pikë kurse Spanja gjashtë sosh./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...