Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se janë identifikuar autorët e grafiteve në këtë qytet.
“Nga Stacioni Policor në Bujanoc më konfirmuan se është arritur të identifikohen autorët e grafiteve me emrin e të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq”, ka thënë Pajaziti në Facebook.
“Bëhet fjalë për tre persona: D.I, S.I dhe N.S, me dosje dhe aktivitete të dyshimta”.
Pajaziti tha se ndaj tyre tashmë ëshët iniciuar procedurë penale, dhe tregoi se si erdhi deri te identifikimi i tyre.
“U njoftova poashtu se ndaj tyre tashmë është inicuar procedurë penale ‘për dëmtim të pronës publike dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike…’.
“Dua të njoftoj opinionin se deri tek identifikimi i autorëve erdhi pas bashkëpunimit të komunës me policinë lokale”.
“Më saktësisht, rezultati kulmoi pas një video mesazhi që më kishte dërguar një qytetar”.
“Më pas reagimi i policisë ishte i shpejtë dhe për këtë meriton falenderime”.
“Po ashtu falenderime për qytetarin i cili paraqet shembullin se si duhet bashkëpunuar me institucionet për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë neve”.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...