Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se flota e transportit publik në kryeqytet është pasuruar me 90 autobusë të rinj.
Në një postim në Facebook, Rama ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet të shtohen edhe 30 autobusë të tjerë, ndërsa paralajmëroi edhe modernizimin e mëtejmë të flotës me autobusë elektrikë dhe logjistikë bashkëkohore.
“Kjo është pjesë e një transformimi të vazhdueshëm që synon një Prishtinë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si BERZH, IFC, KfW dhe Banka Botërore.
Zbulohen planet që ka Mourinho me talentin brazilian, Endric...
Italia: Konfliktet globale po testojnë qëndrueshmërinë e NAT...
Sipas MARCA-s, Perez është i gatshëm t’i bëj ofertë ma...
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...