Pas humbjes dëshpëruese ndaj Zvicrës, Kosova është rikthyer me një fitore të madhe ndaj Suedisë në kualifikimet e Kampionatit Botëror.
‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-0 në një ndeshje të luftuar nga minuta e parë, shkruan Arbresh.info.
Elvis Rexhebeçaj shënoi në minutën e 26-të, për epërsinë fillestare.
Ndërkohë tre minuta para mbylljes së pjesës së parë, Vedat Muriqi e shënoi edhe golin e dytë.
Në pjesën e dytë, Suedia kërkoi golin të rikthejë në lojë mirëpo pa sukses.
Isak pati mundësi të mirë por Aro Muric ishte i shkëlyqer me një pritje.
Deri në fund, Kosova mbrohej dhe përmes kundërsulmeve rrezikonte.
Mërgim Vojvoda humbi një mundësi të mirë veç me portier, por Olsen ishte në vend.
Në fundin e ndeshjes Lindon Emërllahu u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonave të kuq.
Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova radhitet e dyta në grup me tre pikë, me një fitore e një humbje.
Kurse Suedia është e treta me një pikë aq sa ka edhe Sllovenia e fundit. Grupit i prinë Zvicra me gjashtë sosh./Arbresh.info
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt