Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka akuzuar Finlandën fqinje se po ndjek rrugën e luftës kundër Rusisë.
“Pasi iu bashkua NATO-s, Helsinki po ndjek rrugën e konfrontimit në përgatitje për luftë me Rusinë, nën pretekstin e masave mbrojtëse. Është e dukshme që po përgatitet për të na sulmuar”, tha Medvedev në një shkrim të publikuar në agjencinë shtetërore, Tass.
Medvedev aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit për Siguri Kombëtare të Rusisë.
Ai po ashtu u ankua se po krijohet staf për njësi të ushtrisë në Lapland “që gjendet në afërsi të kufirit rus”.
Nuk është e qartë ndaj kujt janë drejtuar këto struktura, pasi NATO-ja e ka shpallur Rusinë armike, shkroi Medvedev.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Finlanda hoqi dorë nga politika e saj e kamotshme ushtarake dhe iu bashkua NATO-s, së bashku me Suedinë./rel
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë