Kosova ka mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballet në Raundin e Parë Parakualifikues për FIBA EuroBasket 2029.
Ndeshja e parë e Dardanëve do të jetë kundër Kuqezinjve më 30 nëntor. Kjo do të jetë ndeshja e vetme në Dritaren e parë, ndërsa në Dritaren e Dytë, Kosova e pret Sllovakinë më 27 shkurt 2026, përcjell Arbresh.info.
Në korrik të vitit të ardhshëm do të jenë ballafaqimet e fundit, ndaj Shqipërisë si vendas dhe Sllovakisë si mysafir, më 2 korrik, përkatësisht 5 korrik.
Në Rrethin e Dytë kualifikohen tri vendet e para dhe vendi i dytë më i mirë.
Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
ORARI I PLOTË:
27 nëntor 2025
Sllovakia-Shqipëria
30 nëntor
Shqipëria-Kosova
27 shkurt 2026
Kosova-Sllovakia
2 mars 2026
Shqipëria-Sllovakia
2 korrik 2026
Kosova-Shqipëria
5 korrik 2026
Sllovakia-Kosova
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...