Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e tyre, përmes nxitjes së investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për vendin tonë nga ana e Arabisë Saudite, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes qytetarëve të të dyja vendeve.
Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të kësaj miqësie.
“Ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhërisë së Tij Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad. Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë për të vazhduar punën e përbashkët me Lartmadhërinë e Tij, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info

Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...