Tre persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë – të dielën në mbrëmje – në autostradën A3 të Gjermanisë.
Sipas mediave gjermane, në këtë aksident janë përfshirë tetë automjete dhe ndodhi midis kryqëzimit Offenbacher Kreuz dhe Frankfurt Süd në drejtim të Këlnit.

Siç bëhet e ditur më tej, si pasojë, tre persona kanë vdekur ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që autostrada u mbyll edhe në drejtimin e kundërt për shkak të mbeturinave.

Autostrada u mbyll në të dy drejtimet gjatë gjithë natës ndërsa dëmi material vlerësohet në afërsisht 500,000 euro. /Telegrafi/

Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!