Memphis Depay sot ka shkruar histori me kombëtaren e Holandës, pas dy golëshit që e realizoi ndaj Lituanisë.
Holanda fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim dhe kjo fitore pati një rëndësi të vecant për yllin holandez Depay, shkruan Arbresh.info.
Falë këtyre dy golave të shënuar ai tashmë është për realizatori më i mirë në histori të kombëtares së Holandës, duke lënë prapa emra të mëdhenj si Robin van Persie, Klaas-Jan Huntelaar e Patrick Kluivert.
Depay tashmë ka shkuar në kuotën e 52 golave, dy më shumë se Van Persie, 10 më shumë se Huntelaari e 12 më shumë se legjenda Patirck Kluivert.
Kjo diferencë mund të thellohet akoma më shumë nëse Depay vazhdon formën e mirë me “Oranje”, pasi ai mund të luaj edhe për disa vite me kombëtaren holandeze.
Kujtojmë se Holanda ndodhet në grupin G, kualifikues për Kupën e Botës dhe prinë në renditje me 10 pikë, aq sa ka edhe Polonia por që holandezët kanë një ndeshje më pak./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër