Kryetarja e Guxo-s, Donika Gërvalla, ka njoftuar se partia e saj do t’i hyjë garës për zgjedhje lokale me katër kandidatë për kryetarë komunash.
Nga radhët e Guxo-s kandidojnë 207 kandidatë për asambletë e komunave të Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“Me këtë përfaqësim dinjitoz, Guxo synon të sjellë më shumë zhvillim, më shumë transparencë, llogaridhënie, integritet, kreativitet dhe energji të re në qeverisjen komunale, duke e kthyer besimin dhe mendimin e qytetarëve në qendër të vendimmarrjes” shkroi Gërvalla, në një postim në Facebook.
Ajo u shpreh se ekipi i Guxo-s është me njerëz të përgatitur e të përkushtuar, që vijnë nga profile të ndryshme profesionale dhe shoqërore./Arbresh.info/
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...