Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka njoftuar se në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq.
I njëjti, këtë të diel ka fshirë këto grafite.
Politikani, përmes një postimi në Facebook, tha se pos që u fshi një emër, u fshi edhe një turp.
“Nuk munda ta shikoj i heshtur. Në qendër të Bujanocit, aty ku kalojnë fëmijët tanë, ishte shkruar me të kuqe emri i kriminelit luftës që urdhëroi masakrën e Srebrenicës- ” РАТКО МЛАДИЋ” me simbolet nacionaliste me katër “C” Institucionet heshtën. Policia heshti. Edhe ata që flasin për “multietnicitet” – heshtën”.
“Unë nuk munda. Shkova bashkë me djalin tim Lisarin dhe e fshiva publikisht. Jo për vete. Për fëmijët e këtij qyteti. Për ata që u vranë. Për ata që ende kanë nevojë për drejtësi. Për ata që nuk guxojnë më të flasin, por që nuk janë pajtuar kurrë. Fshim një emër. Por edhe një turp”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI