Carlos Alcaraz ka shënuar fitore të lehtë 3-0 me sete ndaj serbit Novak Djokovic në gjysmëfinalen e Grand Slamit të US Open.
Alcaraz setin e parë e fitoi me rezultat 6-4, shkruan Arbresh.info.
E setin e dytë serbi i bëri ballë më shumë, mirëpo spanjolli fitoi 7-6 (7-4), ndërsa në setin e tretë, Alcaraz e demoloi me rezultat 6-2 për ta mposhtur.
Me këtë triumf 22-vjeçari siguron finalen e US Open, aty ku e pret fituesin e ndeshjes tjetër Sinner – Auger-Aliassime.
Vlen të theksohet se Carlos Alcaraz ende nuk e ka humbur asnjë set të vetëm në këtë turnir deri më tani./Arbresh.info
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...