Kosova është mposhtur me rezultat 4-0 pas pjesës së parë nga Zvicra, sfidë e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës të vitit 2026.
‘Helvetikët’ ia dolën që ta mbyllin çështjen e fituesit qysh në pjesën e parë duke shënuar që të gjithë golat.
Pas ndeshjes foli kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili tregoi gabimet e skuadrës.
“Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani për Klan Kosovën dhe Artmotion.
“Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë. Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata. Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa. Nuk ishim të kujdesshëm”.
“Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur”, tha Rrahmani.
Ai po ashtu foli për lëndimin e tij dhe për ndeshjen e radhës ndaj Suedisë pas pak ditësh.
“Nesër do të bëjmë rezonancën për të parë se çfarë është”, tha Rrahmani.
“Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, t’i marrim nga ajo vetëm gabimet që kemi bërë dhe t’i përmirësojmë, duke u përgatitur për ndeshjen kundër Suedisë”, u shpreh kapiteni.
Kosova me Suedinë luan ditën e hënë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...