Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bënë përurimin e çerdhes në Kërpimeh të Komunës së Podujevës.

Çerdhja në Kërpimeh, nga ish shkolla fillore “Azem Bejta” më pas Shkolla “Hamit Sejdiu”, e dëmtuar dhe e lënë pas dore, tani është shndërruar në çerdhe moderne në shfrytëzim për fëmijët e Fshatit Kërpimeh me rrethinë. Vlera i investimit është 200 mijë euro. Objekti ka një hapësirë prej 460 metra katrorë, me kuzhinë, hapësirë për administratë, depo, banjo, tre dhoma edukimi dhe një dhomë gjumi.

Duke theksuar rëndësinë që fëmijët të kenë vëmendjen e duhur për mirëqenien e tyre qysh në fëmijëri të hershme, kryeministri Kurti falënderoi gjithë stafin e edukatoreve në këtë çerdhe për punën e madhe që po e bëjnë. Ai gjithashtu falënderoi kryetarin Bulliqi për vëmendjen që i ka dhënë arsimit, posaçërisht te edukimi i hershëm, gjatë qeverisjes së tij.

Kryetari Bulliqi theksoi se ky është një investim komplet nga buxheti komunal. Ai tha se me këtë investim, së pari e kemi ruajtur një objekt të vjetër historik për këtë lokalitet, që është kjo shkollë dhe e dyta kemi krijuar një hapësirë të re dhe kushte të përshtatshme për parafillorë, e cila që do të mirëpresë edhe fëmijët e disa fshatrave përreth./Arbresh.info




Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit