Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, mirëpriti në pasditen e sotme në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.
“Kryetari Basha e falënderoi përzemërsisht Ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite. Në takim, Kryetari Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drjetave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Orav e uroi Bashën për detyrën e re si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shprehu rëndësinë e funksionalizimit të instituicioneve si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe mbështetjes së fuqishme të Bashkimit Evropian për Kosovën, e cila është një marrëdhënie thelbësore për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij të plotë në strukturat evropiane./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...