Kosova nesër nis ciklin kualifikues për Kupën e Botës ndaj Zvicrës në Bazel.
Një ditë para ndeshjes, së bashku me trajnerin Franco Foda në konferencë për media ka dal edhe sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai foli rreth kundërshtarit dhe thekson se besojnë në rezultat pozitiv.
“I njohim mirë pikat e dobëta të Zvicrës. Atmosfera në skuadër është e jashtëzakonshme si gjithmonë. Besoj shumë që nesër do të arrijmë rezultat pozitiv”, tha fillimisht ai.
Më tej ai u ndal të flas edhe për dy prurjet e reja të Kosovës, Leon Avdullahun dhe Veldin Hoxhën.
“Lojtar me kualitet të lartë siç e dimë dytë luajnë në shtetet të forta, “kemi me ua pa hajrin” edhe Leonit edhe Veldinit, besoj që do ta përfaqësojnë shtetin tonë sa ma mirë”, vazhdoi Muriqi.
Vedat Muriqi u pyet edhe për mungesën e Rashicës dhe Edon Zhegrovës.
“Janë pjesë të rëndësishme e mbajnë peshën brenda lojës, por kombëtarja lojërat e fundit pa Milotin, pa Edonin, pa Vedatin kanë jep paraqitje të mira dhe shpresojmë që edhe nesër të dalim me rezultat pozitiv”.
Për fund foli fjalë të mëdha edhe për Albion Rrahmanin dhe Fisnik Asllanin.
“Personalisht mendoj se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani janë më të mirë se unë. Shpresoj që të dy të mos kenë lëndime dhe ata do ta thyejnë rekordin tim të golave te Kosova. Besoj që këta dy kanë me qenë tandemi i ardhshëm i kombëtares së Kosovës”, tha Muriqi.
Ndeshja mes Zvcirës dhe Kosovës luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin