Bosnja dhe Hercegovina ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në play-off të Kampionatit Evropian.
Të udhëhequr nga trajneri i skuadrës kosovare Trepça, Adis Beciragic ata mposhtën Gjoergjinë në ndeshjen vendimtare për kualifikim, shkruan Arbresh.info.
Boshnjakët triumfuan 84-76, falë një paraqitje të shkëlqyer të dyshes Nurkic e Roberson që realizuan nga 15 pikë secili.
Kjo ishte fitorja e tretë e Bosnjës, pasi mposhtën edhe Greqinë e Qipron.
Njëri nga më meritorët e këtij suksesi është edhe trajneri Beciragic i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kombëtare.
Bosnja këtë sukses e arriti në një grup shumë të vështirë me kombëtare të forta si Greqia, Spanja e Italia.
Pas pesë ndeshjeve, bosnjakët kanë tri fitore e dy humbje në grupin C, teksa Gjeorgjia eliminohet pas dy fitore e tri humbjeve.
Pas këtij suksesi nuk ka munguar as urimi i Trepçës për trajnerin e tyre. Klubi mitrovicas përmes një postimi në Facebook ka shkruar për suksesin e Adisit.
“Klubi ynë, me respekt të veçantë, uron mjeshtrin Adis Beçiragiç për triumfin e madh dhe kalimin e grupit me Bosnjen në Evropian!”, shkruhet në postimin e klubit.
Kujtojmë se me ardhjen e Adis Beciragicit në Trepçë, mitrovicasit i kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin kosovar, madje edhe debutuan në garat evropiane./Arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq