Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniq, ka deklaruar se procesi zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit ka hyrë në fazën përfundimtare.
“Kjo ngjarje ka edhe simbolikën e vet, pasi është tregues se kemi hyrë pothuajse në fazën përfundimtare të procesit zgjedhor, të cilin kemi filluar ta përatisim që nga mesi i muajit qershor.Procedura për tërheqjen e shortit është plotësisht transparente dhe garanton trajtim të barabartë për të gjitha subjektet politike. Zgjedhjet janë themeli i një demokracie, pasi përmes tyre qytetarët shprehin vullnetin politik, duke zgjedhur përfaqësuesit në nivelin qendror dhe lokal.”, tha Radoniqi.
Në këtë drejtim, KQZ ka detyrë të rëndësisë së veçantë:
Të sigurojë proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës të jenë të lira, të drejta, transparente, të mbështetura në Kushtetutë, Ligjin për zgjedhje dhe standardet më të mira ndërkombëtare.
Andaj, në emër të KQZ-së, shpreh përkushtimin e plotë për angazhimin tonë për një proces zgjedhor që përmbushë këto objektiva thelbësore, në mënyrë që qytetarët të shprehin vullnetin dhe që zgjedhjet të gëzojnë besimin e tyre.
Që nga mesi i muajit qershor, KQZ është angazhuar intensivisht për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe se aktivitetet e planifikuara po realizohen sipas planit. Sot ndodhemi në një fazë të rëndësishme të procesit zgjedhor, sepse pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për të mundësuar nga 17 shtatori fillimin e votimit me postë për mbi 46 mijë votuesit jashtë Kosovës.
Gjithashtu, aktiviteti i sotëm i hap rrugën 93 subjekteve politike dhe mijëra kandidatëve të tyre që nga 13 shtatori të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore. Në fund, KQZ i fton të gjitha subjektet politike dhe kandidatët të angazhohen për një process zgjedhor duke respektuar ligjet dhe rregullat zgjedhore në fuqi.
Zgjedhjet nuk janë vetëm një garë për pushtet, por edhe një proces i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Andaj, vlerësoj se secili prej nesh ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi./Arbresh.info
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...