Google dhe shërbimet e saj janë rikthyer, pas rreth një orë ndërprerje.
Disa shërbime të gjigantit Google, përfshirë platformën YouTube, nuk kanë qenë të qasshme në Kosovë dhe disa pjesë tjera të Evropës në paraditen e së enjtes.
Përdoruesit nga Kosova, Turqia, Rumania, Gjeorgjia, Bullgaria, Hungaria, Serbia dhe Greqia nuk kanë mundur të qasen sot në këtë platformë.
Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.
Autoritete turke kanë thënë se kanë kërkuar raport teknik nga kompania Google për të mësuar më shumë.
Lexo edhe:
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...