Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka kapur një person, i cili ishte në kërkim me urdhër të gjykatës.
Sipas një njoftimi të policisë, ai u arrestua gjatë një aksioni të realizuar të mërkurën.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nga zyrtarët policor të stacionit Jugu, më konkretisht nga njësia për realizimin e urdhëresave të gjykatave, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar”.
“A.K mashkull, 48 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (1 vit), për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...