Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 13 shtator simpatizantët e kësaj partie do të mblidhen në Prishtinë për hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Abdixhiku tha se LDK-ja janë më të fortë dhe më të bashkuar, teksa shtoi se është koha të ngrihen sërish në këmbë.
“Më 13 shtator, mblidhemi të gjithë në Prishtinë. Sepse lodhja nuk na ndal, zhgënjimi nuk na mposht, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Koha të ngrihemi sërish në këmbë. Gjithandej në Kosovë. LDK përgjithmonë”, shkroi Abdixhiku.
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish