Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar regjisorit shqiptar Dhimitër Anagnostit, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, ku u prit nga ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.
Në shënimin e tij, ai shkroi se me filmat e Dhimitër Anagnostit jemi rritur – si fëmijë që ishim, si popull që jemi, si kinematografi që u bëmë.
“Regjisori dhe skenaristi Anagnosti ia dhuroi kinemasë botërore karakteret që flasin shqip gjuhën e filmit. I jemi përjetë mirënjohës!”, thuhet në shënimin e kryeministrit./Arbresh.info

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...