Kumbulla për rastin e Bajramit: Gjithsecili bën zgjedhjet e veta, nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që nuk duan

18:26 | 3 Shtator 2025
D.H

Shqipëria nesër luan miqësoren ndaj Gjibraltarit, e cila do të shërbejë si përgatitje për sfidën e vetme zyrtare për këtë muaj ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë.

Në konferencë për media ka dal sot selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho së bashku me futbollistin Marash Kumbulla, shkruan Arbresh.info.

Kumbulla përvec ndeshjeve të radhës u ndal të flas edhe për largimin e Adrian Bajramit drejt Zvicrës.

“Ekipi është mirë, gjithsecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë më Shqipërinë dhe nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë apo kanë bërë një zgjedhje tjetër”, tha fillimisht ai.

Më tej u ndal tek gabimet që i kanë bërë ata në dy ndeshjet e fundit, ku pret përmriësime.

“Kemi parë videot dhe i kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Letoninë e Serbinë, edhe pse nuk pësuam gol. Do i përmirësojmë, kemi pasur kohë për të punuar. Tani do kemi mendjen për Gjibraltarin dhe pastaj të shohim për ndeshjen me Letoninë.”

“Jam gjithmonë gati për Shqipërinë, se Kombëtarja është e të gjithëve. Normalisht të gjithë duan të luajnë për Kombëtaren. Jam në dispozicion të trajnerit, ekipit dhe të shohim përzgjedhjet e trajnerit”, tha ndër të tjera Kumbulla./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale