Kryetari I komunës Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata për mbulesën dhe ndricimin e stadiumit të qytetit.
Ai falënderoi Ministrin e MKRS-së, Hajrulla Çekun derisa shtoi se Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar për përmbushjen e përgjegjësive të saj.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot u nënshkrua kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë. Ky është një hap i madh dhe mjaft i ndjeshëm në kuadër të njërit prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze të ndërtuara ndonjëherë në vendin tonë.
Financimi i kësaj faze mbulohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe për këtë shpreh falënderim për Ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij”.
“Ashtu si gjithmonë, Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e përgjegjësive të saj. Jam i bindur se shumë shpejt qytetarët e Gjakovës dhe të Kosovës do ta shohin këtë stadium të shpaloset në të gjithë madhështinë e vet”, shkroi Gjini.
Pas përfundimit të infrastrukturës bazë, tashmë është nënshkruar kontrata për mbulesën dhe ndriçimin e stadiumit./Arbresh.info

Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...