Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Bila Tserkva në Ukrainë, ku një 25-vjeçar vrau motrën e tij 17-vjeçare, pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike.
Sipas mediave ukrainase, ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur vëllai, gjatë një grindjeje me motrën, e goditi atë me thikë në qafë. Vajza humbi jetën në vend, para mbërritjes së ambulancës.
Autori është ndaluar nga autoritetet, ndërsa ndaj tij është hapur hetim për “vrasje me paramendim”, në bazë të Kodit Penal të Ukrainës.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se prindërit nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes dhe se familja nuk ishte identifikuar më parë si problematike nga institucionet ligjzbatuese apo shërbimet sociale.
Autoritetet po hetojnë motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje./euronews/
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin