Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ishte i pranishëm në Forumin Strategjik të Bled, ku në fokus ishte nevoja për fuqizimin e të rinjve në rajon në procesin e integrimit evropian dhe për t’i bërë pjesë aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik.
Ministri Hasani theksoi se vendi ynë i ka vendosur të rinjtë në qendër të procesit të integrimit në BE.
“Rinia është motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Përfshirja e saj në procesin e integrimit evropian është e pazëvendësueshme”, është shprehur Hasani.
Ministri Hasani u takua gjatë ditës së sotme edhe me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të cilët diskutuan rreth integrimit në BE, sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit ekonomik.
“Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është një qëllim kombëtar, por dhe një domosdoshmëri për gjithë rajonin. Përmes bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të BE-së dhe NATO-s, mund të sigurojmë një Ballkan Perëndimor më të qëndrueshëm, më të bashkuar dhe me të ardhme evropiane”, ka theksuar Ministri Hasani.
Përgjatë dy ditëve të pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bled, Ministri Hasani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë dhe partnerë nga bota, si me Ministrin e Shtetit në Zyrën Federale Gjermane, Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit etj./rtsh.al/
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...