Fansat e reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, mund të fillojnë numërimin mbrapa.
Sezoni i katërt i këtij formati pritet të nisë së shpejti dhe përgatitjet për këtë edicion tashmë veq kanë filluar.
Moderatori i njohur i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi një detaj të rëndësishëm përmes një story në Instagram.
Ai ka zbuluar se për këtë edicion, shtëpia do të jetë krejtësisht e re, e rimodeluar dhe e përshtatur për surprizat që i presin banorët dhe publikun.
Megjithatë, edhe pse hapësira do të ndryshojë, Hamiti theksoi se rregullat do të mbeten të njëjta: një lojë e fortë, izolim total dhe garë e vërtetë për çmimin e madh.
BBVK ka arritur të bëhet një ndër programet më të ndjekura në vend dhe në rajon, duke prodhuar çdo sezon emocione, debate dhe histori që mbeten gjatë në kujtesën e publikut.
Tani, me një shtëpi të re dhe pritshmëri të larta, edicioni i katërt pritet të sjellë edhe më shumë surpriza.

Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...