Kthesë e pabesueshme në minutat e fundit të merkatos – dështon transferimi i Guehit tek Liverpooli

20:58 | 1 Shtator 2025
D.H

Transferimi i mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, te Liverpooli ka dështuar në minutat e fundit të merkatos.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, pavarësisht se lojtari kreu vizitat mjekësore dhe dokumentet u shkëmbyen mes palëve, ky transferim nuk do ndodh, shkruan Arbresh.info.

Arsyeja kryesore ishte dështimi i marrëveshjes mes Palace dhe Igor Julios, futbollistit që do të vinte si zëvendësues i Guehit.

Edhe pse Igor kaloi testet mjekësore, transferimi i tij u prish në minutat e fundit, duke bërë që Palace të bllokojë largimin e Guehit.

Kështu, Guehi do të vazhdojë të qëndrojë te Crystal Palace, ndërsa Liverpooli humbet një përforcim të madh për mbrojtjen.

Guehi shihej si zëvendësues i Ibrahima Konate i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk e ka rinovuar.

Tashmë mbetet të shihet nëse në janar Liverpooli do të paguajë për Guehin apo do të pres ta marrë falë verën e vitit të ardhshëm pasi futbollisti ka kontratë me Crystal Palace deri në qershor të vitit 2026.

Vlen të theksohet se Guehi dëshiroi vetëm transferimin tek Liverpooli, përkundër insistimit të disa skuadrave tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale