Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, pas zotimit të tij për ta bërë transportin publik falas deri në fund të mandatit, ka treguar mënyrën se si planifikon ta realizojë këtë premtim.
Ismaili tha se transporti falas do të nxisë përdorimin e autobusëve dhe do ta lehtësojë lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet. Ai sqaroi se kjo masë do të vlejë për të gjitha kategoritë dhe se ka shembuj të qyteteve dhe shteteve që tashmë e kanë aplikuar me sukses këtë model.
Sa i përket financimit, ai theksoi se shërbimi nuk do të rëndojë mbi buxhetin aktual të komunës, por do të mbështetet në burime të tjera të gjenerimit të të ardhurave. Sipas tij, “Prishtina Parking”, parkingjet në hyrje të qytetit, hapësirat reklamuese në qytet dhe në autobusë do të gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e transportit publik falas.
Ismaili shtoi se qëllimi është që kjo nismë të realizohet gradualisht, por të jetësohet plotësisht deri në fund të mandatit, duke e kthyer transportin publik në një shërbim funksional dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...