Komisioni Evropian akuzoi të hënën Rusinë për një sulm të qëllimshëm ndërhyrjeje ndaj avionit të Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, pasi bllokimi i sinjalit GPS detyroi ekuipazhin të përdorte harta letre për të ulur avionin në Bullgari.
Një zëdhënëse e Komisionit Evropian, Arianna Podestà, konfirmoi incidentin për mediat: “Mund të pohojmë se pati ndërhyrje në sinjalin GPS, por avioni u ul në mënyrë të sigurt në Bullgari.”
Autoritetet bullgare dyshojnë se pas ndërhyrjes qëndron Rusia, ndërsa kanë njoftuar se GPS-i u ndërpre gjatë afrimit të avionit në aeroportin e Plovdivit.
Menjëherë, shërbimet e trafikut ajror aktivizuan një protokoll alternativ uljeje duke përdorur sisteme të navigimit tokësor.
Podestà theksoi se hetimet i takojnë Bullgarisë, pasi incidenti ndodhi në hapësirën e saj ajrore.
E pyetur nëse von der Leyen ishte objektivi i ndërhyrjes, ajo tha se “këto pyetje duhet t’i drejtohen Rusisë”.
Ndërkohë, Kremlini mohoi çdo përfshirje. Zëdhënësi Dmitry Peskov i tha “Financial Times”: “Informacioni juaj është i pasaktë.”
Ngjarja vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Rusisë dhe BE-së, vetëm një javë pasi sulme raketore ruse dëmtuan rëndë zyrat e delegacionit të BE-së në Kiev. Von der Leyen e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, një “grabitqar” dhe ka akuzuar Rusinë për sulme kibernetike e hibride ndaj vendeve të BE-së./rtk
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...