Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet protestës globale të më shumë se 200 mediave nga mbi 50 shtete të botës, që këtë të hënë kanë ngritur zërin kundër vrasjes së gazetarëve në Rripin e Gazës.
Kjo është hera e parë në historinë moderne që mediat në mbarë botën bashkërendojnë një protestë të tillë, iniciuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe lëvizja Avaaz.
Sipas AGK-së, numri i gazetarëve të vrarë që nga nisja e konfliktit më 7 tetor 2023, ka mbërritur në 210.
“Gazetat e shtypura kanë printuar ballinat e zeza, televizionet dhe radiot kanë pauzuar transmetimin, në shenjë solidariteti. Aksioni simbolik vjen në kohën që numri i gazetarëve të vrarë që nga nisja e konfliktit më 7 tetor 2023, ka mbërritur në 210. Izraeli vazhdimisht ua ka ndaluar mediave të huaja të hyjnë në Gaza, duke i lënë në vijën e zjarrit gazetarët lokalë palestinezë”, thuhet në reagim.
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit