Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, në ditën kur mijëra nxënës u rikthyen në bankat e shkollës.
“Sot, në ditën kur mijëra fëmijë në mbarë Kosovën kthehen në bankat e dijes me sytë plot ëndrra dhe zemrën plot gëzim, vizitova shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore ‘Përparimi’ në Prishtinë”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe gjithëpërfshirjes për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”, ka deklaruar ajo.
Osmani ka falënderuar mësueset e kësaj qendre për punën e tyre të përditshme.
“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”, ka thënë presidentja.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...