Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjet për dy ndeshjet e para të ciklit kualifikues për Kupën e Botës ndaj Zvicrës dhe Suedisë.
Risit e listës janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha, të cilët i bashkohen “Dardanëve” për herë të parë, shkruan Arbresh.info.
Në stërvitjen e sotme munguan disa nga lojtarët kryesorë të Kosovë si Vedat Muriqi, e kapiteni Amir Rrahmani.
Gjithashtu për shkak të transferimit të tij tek Juventusi do të mungojë edhe Edon Zhegrova për këto dy ndeshje.
Për shkak të lëndimit nga lista është larguar edhe Florent Hadërgjonaj, teksa vendin e tij do ta zë Ron Raçi.
Grupi pritet të kompletohet ditën e nesërme.
Testi i parë i Kosovës do të jetë ditën e premte në Basel ndaj Zvicrës.


Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije