Një zyrtar i Komunës së Gjakovës është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”.
Në njoftim thuhet se gjatë realizimit të masës hetimore janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale.
“Paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent”, thuhet në njoftim.
“Pas intervistimit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit. Hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme që cenojnë integritetin institucional”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...