Unë jam mik i mirë i Dimal Bashës dhe kena studju bashkë n’New York.
Dimali ka kenë prej studentëve ma të mirë n’fakultet, e prej gjeneratës sonë ka kenë i vetmi që ka diplomu me Suma Cum Laude, niveli ma i naltë i notave.
Na kena kenë bashkë-themelues të Klubit Studentor Shqiptaro-Amerikan në fakultetin John Jay College, ku kena lobu e avoku për kauzat mbarë-shqiptare. Kena organizu plot ngjarje studentore, ku kena ftue politikanë amerikanë me avoku për kauzën kombtare. Dimali ka kenë gjithmonë n’ballë, përfshi edhe lidhjen tonë të ngushtë me shqiptaro-amerikanin e madh Joe DioGuardi, të cilin edhe e kem nderu me çmim për punën e madhe për kombin.

Dimali ka kenë shok i vërtetë, por edhe një djalë që ka ndihmu shumë studentë shqiptarë. Na e njohim kontributin e tij n’Amerikë, kur ka shërby n’zyrën e Eliot Engel, po edhe shërbimin ndaj shtetit amerikan si analist n’Gjykatën Federale.
Ndoshta edhe Dimali, si secili prej nesh, mundet me pasë kritika e habime. Por askush s’mundet me e vu në dyshim patriotizmin e Dimal Bashës, që e ka dëshmu n’Amerikë por edhe në Kosovë si deputet.
Na jemi krenarë që miku jem sot drejton Parlamentin, e njëkohësisht që Parlamenti i Kosovës ka n’krye një shqiptaro-amerikan të provuem.
Shkruan:
Marko Kepi
New York – Gusht 2025
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...