Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër Qeverinë për mungesën e reformave dhe investimeve serioze në sektorin e arsimit.
Sipas saj, viti i ri shkollor ka nisur në kushte të papërgatitura, me shumë nxënës që frekuentojnë ambiente të papërshtatshme dhe me mungesë të kushteve bazë për mësim.
Ajo ka shprehur shqetësim edhe për gjendjen e pagave të mësimdhënësve, të cilët sipas saj janë në pozita të vështira dhe pa mbështetjen e nevojshme nga Ministria e Arsimit.
Sipas saj, edhe prindërit po hasin vështirësi në sigurimin e teksteve shkollore.
“Prindërit sot nuk i kanë marrë subvencionet për shkak të teknikaliteteve që i ka vendosur Ministria. Kosto e librave sot është shumë më e lartë sesa t’i siguronte vetë ministria”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...