Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025/2026, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësimin për gjendjen e arsimit në vend, duke thënë se sektori ka pësuar vetëm degradim gjatë viteve të fundit.
Në një reagim në rrjete sociale, ajo thekson se tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi dhe kërkon një reformë rrënjësore që përfshin investime në infrastrukturë, materiale didaktike, trajnime për personelin arsimor dhe paga të dinjitetshme.
“Tashmë është bërë vonë që fokusi të kthehet te arsimi. Ne na duhet reformë rrënjësore: investime në infrastrukturë dhe në materiale didaktike, trajnime për gjithë personelin arsimor e paga të dinjitetshme dhe për këtë duhet të kemi konsensus kombëtar”, tha Bajrami./Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...