Interi është mposhtur nga Udinese në ndeshjen e dytë të Serie A me rezultat 1-2 në “Giuseppe Meazza”.
Ndeshja nisi mirë për zikaltrit ku shënuan në minutën e 17-të me anë të Dumfries pas një asistimi të Marcus Thuram, shkruan Arbresh.info.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigja e Udineses, ku barazoi në minutën e 29-të me Dsvisin nga penalltia.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Atta shënoi edhe golin e dytë për Udinesen.
Interi shënoi në minutën e 56-të me Dimarcon, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë lojë.
Deri në fund Interi u mundua ta barazojë rezultatin mirëpo pa sukses. Kjo ishte humbja e parë këtë sezon për skuadrën e Christian Chivus.
Udinese pas dy ndeshjeve ka katër pikë, dhe renditet e pesta kurse Interi ka tri sosh dhe ndodhet në vendin e gjashtë./Arbresh.info
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon