Gjetja e pajetë e një 60-vjeçari në banesë të premten e kaluar, që mendohet se ka ndërruar jetë disa muaj më parë, nuk duket të jetë një rast i izoluar por indikatori një fenomeni.
Shifrat tregojnë se numri i të moshuarve që jetojnë vetëm në qarkun e Korçës arrin deri në 3,000. Punonjësja sociale Viola Cekani deklaron se vetmia, problemet ekonomike dhe mungesa e kujdesit shëndetësor janë faktorët kryesorë që e përkeqësojnë gjendjen e tyre.
Sociologët e lidhin fenomenin me emigracionin dhe mungesën e politikave sociale. Maria Dojçe thekson se migrimi i të rinjve ka çuar në braktisjen e moshës së tretë.
Eriseld Kalemaj, sociolog, nënvizon mungesën e një sistemi të qëndrueshëm për mbështetjen e tyre.
Në Korçë, i vetmi azil privat, operon me kapacitet të plotë. Drejtuesja e qendrës, Marlene Van de Voorde, shprehet se kërkesat për vendosje janë të larta, por mundësitë të kufizuara.
Dhimitra është 78-vjeçarja që jeton në këtë azil. Ajo tregon se vendimin e mori pasi fëmijët emigruan.
Vetëm gjatë këtij viti, në qarkun e Korçës janë regjistruar mbi 15 raste të ngjashme, ku të moshuar janë gjetur të vdekur në banesë, pas njoftimeve nga fqinjët, raporton A2cnn.
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA
Gjyqtarit nga Somalia në Kupën e Botës i ndalohet hyrja në S...
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...