“Ec aty shqipe, shqiponja e egër për historinë bardhezi” – Edi Rama reagon pas transferimit të Zhegrovës tek Juventusi

21:02 | 31 Gusht 2025
D.H

Edon Zhegrova do të jetë lojtari më i ri i Juventusit, dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga klubi.

Gjithçka është e kryer me futbollistin i cili do të nënshkruaj një kontratë që do e mbaj të lidhur me klubin deri në vitin 2030, shkruan Arbresh.info.

Këtij transferimi iu gëzua edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ec aty shqipe. Shqiponja e egër për historinë bardhezi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kujtojmë se Edi Rama njihet si një fans i zjarrtë i Juventusit, ku shpesherë e ka treguar edhe nëpër intervista e forma të ndryshme.

Disa ditë më parë, Edoni e kishte falënderuar publikisht kryeministrin shqiptar, që ia mundësoi të pajiset me pasaportë shqiptare, për t’ia lehtësuar transferimin tek Juve, pasi FSHF-ja dhe Federata Italiane e Futbollit kanë një marrëveshje të përbashkët, lojtarët shqiptar në Itali njihen si futbollist jo të huaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale