Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shpërndarë një mesazh reflektues dhe emocional në rrjetet sociale, ku flet për ndihmën që u ka dhënë të tjerëve, mungesën e mirënjohjes dhe fuqinë transformuese të mirësisë.
Pacolli tregon se, ndonëse nuk kërkon lavdërime për veprat e tij, e ka ndjerë si dhembje mohimin e ndihmës që u ka dhënë disa njerëzve në të kaluarën, shkruan Arbresh.info
“E kam mbulu n’kujtesen time, por duke shfletuar disa materiale të ruajtura, e pash sa kujt i kam dal në ndihmë,” shkruan ai. “Kurr mendja nuk më ka shkuar dhe për asnjë rast nuk jam penduar dhe as nuk kërkoj dekorata për atë që kam bërë.”, u shpreh ai.
Megjithatë, ai nuk fsheh zhgënjimin përballë atyre që kanë treguar mosmirënjohje.
“Por, mosmirënjohja dhe mohimi i ndihmës dhemb. Dikush me të drejt mund të pyet po s’i ja bën, thjesht ju them se e kam kuptuar se mirësia bën çudira me të gjithë – përveç atyre që nuk e njohin dhe nuk e vlerësojnë.”, tha Pacolli.
Në përfundim, Pacolli nënvizon se, pavarësisht vlerësimit apo mungesës së tij, mirësia mbetet një vlerë që ia vlen të jetohet:
“Disa mbeten të pandikueshëm sepse thjesht nuk janë miqësorë me mirësinë. Një kujtesë për të gjithë: bëni mirë, edhe kur nuk vlerësohet – sepse mirësia nuk humb kurrë, ajo thjesht ndryshon ata që e kuptojnë. Të premte të begatshme dhe fundjavë të mirë”, tha në fund Pacolli./Arbresh.info
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...