Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur me Dhunë, një ditë që kujton fatin e mijëra qytetarëve të zhdukur gjatë luftës.
Me këtë rast, përfaqësues të institucioneve shtetërore bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të tyre.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet po punojnë me përkushtim për të ndriçuar të vërtetën rreth personave të zhdukur.
“Vetëm gjatë vitit të fundit kemi gjurmuar mbi 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit kemi realizuar 18 aktivitete kërkimore për zbulimin e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë,” tha Kurti.
Kurse në emër të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, u kërkua zbardhja sa më e shpejtë e fatit të personave të pagjetur.
“Ky është një obligim moral dhe ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më parë vendndodhjen e masakrave dhe të personave të zhdukur,” tha ai.
Aktualisht, në Kosovë ende figurojnë të zhdukur rreth 1,600 persona, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...