Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar sot një vizitë përkujtimore në disa nga pikat më simbolike të kryeqytetit, me rastin e 35-vjetorit të vizitës historike të senatorëve amerikanë në Kosovë.
Vizita e Ramës përfshiu ndalesa te busti i senatorit Robert Dole, te pllaka përkujtimore që mban emrin e tij, si dhe te busti i ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Kryetari Rama theksoi se mirënjohja për miqtë amerikanë mbetet e përhershme, duke shtuar se kujtesa për figurat që i dhanë zë lirisë së Kosovës është pjesë e identitetit dhe historisë sonë.
“Përjetë falënderues për miqësinë dhe mbështetjen e SHBA-së, ne sot nderojmë figurat që me veprën dhe vizionin e tyre bënë të mundur lirinë tonë. Ky është një mesazh i fortë për brezat që vijnë, që Kosova kurrë nuk harron miqtë e saj,” u shpreh kryetari Rama./Arbresh.info


Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...