Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave të prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet e prodhimit pësuan ngritje për 4,1% ndërmjet tremujorit të dytë të vitit 2025 (prill, maj, qershor).
Sipas ASK-së, rritje më e madhe prej 16,7% vërehet te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondiciunuar.
“Çmimet e prodhimit në Kosovë patën një ngritje prej 4,1% ndërmjet TM2 2025 dhe TM1 2025. Ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (16,7%)” – thuhet në njoftimin me të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Rritja e çmimeve në sektorë të tjera, sipas të dhënave të ASK-së:
Shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (9,3%); prodhimi i veshjeve (6,7%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2,5%); prodhimi tjetër p.k.t. (1,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (1,6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1,4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); nxjerrja e xehes së metalit (0,3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (0,3%); prodhimi i tekstilit (0,2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,1%).

Në prill të vitit 2025, ZRrE kishte njoftuar për ngritjen e çmimit të rrymës prej 16%.
Po ashtu, ZRRE kishte marrë vendim që nga 1 qershori 2025, të gjitha bizneset e mëdha më nuk do të furnizoheshin me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjenin vetë furnizuiesin e tyre në tregun e lirë.
Zbatimi i këtij vendimi, do të sillte një seri protestash në Kosovë nga bizneset si dhe më 1 qershor, ishin shkyçur nga energjia elektrike disa sosh.
Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...