Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës zgjodhën në krye të Kuvednit të Kosovës, Dimal Bashën, bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në.
Ai e konsideron këtë një fillim shumë shqetësues dhe jo të mbarë të punës së legjislativit.
“Partia e parë, të cilës i garantohet ekskluziviteti i propopozimit të kryekuvendarit, arriti që ta kalojë këtë pa marrëveshje politike, me insistim sipas procedurës. Por, çka se?! PDK dhe deputetë të disa grupeve politke ‘peng’ të fjalës publike, e zgjodhën propozimin e pestë të VV-së për kryekuvendar. Një fillim jo i mbarë nga z. Basha duke vazhduar me shkelje kushtetuese tek ndarja e votimit për nënkryetar të konuniteteve pakicë. Në anën tjetër, VV, PDK dhe deputetë të grupeve të tjera, zgjodhën për kryetar Kuvendi hiç më pak se bashkautorin e një punimi që e përbaltos UÇK-në, i cili pëlciti pakënaqësi për përshkrimin dhe cilësimin e luftës çlirimtare. E rëndë shumë, me thënë të drejtën.”, ka shkruar Haziri.
Sipas tij, fushata antishqiptare ndaj rezistencss dhe luftës çlirimtare ka qenë më shumë e orientuar të paraqitet para botës si fundamentalizëm islam se sa si kartelë droge.
“Përshkrimi i luftës, përshkrimi i Islamit si besim dhe përshkrimi i Zotit nga z. Basha, e dallon nga ata që ia dhanë nundësinë. Jam njëri nga ata që u jap mundësi të gjithëve që të dëshmohen, sepse mendoj se secili duhet të ketë një mundësi të dytë. Kjo vjen kur e kupton gabimin dhe kërkon falje e nuk e manipulon të vërtetën.”, ka shtuar Haziri.
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...