E.S 35-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë pasi në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Pllana tha se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’
“Sot rreth orës 14:30, Njësiti për Reagim të Shpejt i Kryeqytetit ka ndaluar një veturë në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku pas kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Personi i dyshuar E.S, 35 vjeç, është shoqëruar për në stacion policor, ku në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’. Policia e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike”, tha Pllana./Arbresh.info

Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...