Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me mënyrën se si po shfrytëzohen ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se ato janë ndërtuar me përkushtim për të nderuar institucionin dhe qytetarët e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli tha se ambientet moderne të Kuvendit janë krijuar për të përfaqësuar denjësisht shtetin dhe për të reflektuar standardet më të larta, shkruan Arbresh.info.
“Me përkushtim i ndërtuam dhe i dhuruam ambientet moderne e të bukura të Kuvendit të Kosovës – nga zyrat e Kryesuesit deri te salla e seancave – hapësira që sot ngjallin admirim edhe përtej rajonit,” shkroi ai.
Pacolli nënvizoi se mbetet në dorën e çdo deputeti që të tregojë se i meriton këto kushte dhe të sillet me përgjegjësi brenda institucioneve shtetërore.
“Këto kushte janë krijuar për të nderuar institucionin dhe qytetarët, prandaj mbetet përgjegjësi e secilit deputet që t’i fitojë me meritë të drejtën për t’i shfrytëzuar ato,” shtoi ai.
Deklarata e Pacollit vjen në një moment kur diskursi politik dhe sjellja e disa deputetëve në Kuvend kanë qenë në qendër të vëmendjes publike, duke ngritur debat rreth etikës dhe profesionalizmit në institucionet e shtetit./Arbresh.info
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...