Nën akuzë për spiunazh në favor të Serbisë, në Vis janë arrestuar A. M., shtetase serbe nga Mitrovica e Veriut, dhe partneri i saj J. I., i cili është pjesëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, pilot i një helikopteri ushtarak.
Sipas burimeve të gazetës kroate Index, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat më pas ajo i ka përcjellë tek Lista Serbe. Të dy të dyshuarit u intervistuan të mërkurën, ndërsa pritet vendimi gjyqësor ndaj tyre.
Mediat kroate raportojnë se piloti ka qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka zbuluar partneres së tij detaje mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe të komunitetit serb në veri të Kosovës, duke filluar nga fundi i vitit 2022.
Hetuesit po ashtu dyshojnë se informacionet përfshinin të dhëna sensitive lidhur me komunën e Zubin-Potokut, zonë e njohur për tensione, bllokada dhe përplasje mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës.
Çifti akuzohet gjithashtu për shkëmbim informacionesh lidhur me transferimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, i arrestuar në dhjetor të vitit 2022 për sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.
E dyshuara serbe, e cila kishte punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe më parë ishte angazhuar si reportere nga Mitrovica, dyshohet se ka qenë ndërmjetëse në përcjelljen e informacionit tek Lista Serbe.
Arrestimi i tyre është kryer më 25 korrik. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, ndërsa ndaj të dashurës së tij është marrë vendim për dëbim nga Kroacia. Ajo ndodhet aktualisht në qendrën për të huaj në Trilje.
Sipas Index, hetuesit kanë gjetur komunikime të shumta në telefonat e tyre që lidhen me aktivitete spiunazhi.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...